Edi Rama rezulton të jetë lideri i tretë më i ndjekur në Facebook për Europën, gjatë vitit 2021.
I pari është renditur presidenti turk, Recep Tayip Erdogan dhe i dyti është Giuseppe Conte, ish kryeministri i Italisë.
Rama ka popullaritet mjaft të lartë në Facebook dhe ka lënë pas kryeministra si Johnson, Macron, Orban, Mitsotakis, etj.
Si lider më i ndjekur në raport me popullsinë e vendeve që përfaqësojnë, renditet Rama edhe për numrin e fansave dhe për reagimet në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rendit i dyti në raport me popullsinë.
Të dhënat janë analizuar nga Terra Data.
Kujtojmë se Edi Rama, është mjaft aktiv në Facebook, ku transmetohen të gjitha aktivitetet dhe daljet e tij publike.