Këtë të hënë, 29 Nëntor, pritet të hapet Rruga e Arbrit. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e gjithë rruga është gati përveç një problemi gjeologjik në Qafën e Murrizit që ka vonuar projektin.
Kështu që festa e Çlirimit do të shënojë ditë feste dhe për banorët e Dibrës. Punimet për rrugën e Arbrit nisën në verën e 2009 dhe brenda mandatit të demokratëve përfundoi njëri lot nga Bulqizë-Ura e Çerenecit.
Por pjesa më e vështirë dhe më i kushtueshëm ishte segmenti Ura e Brarit-Tunelit Qafë Murriz, 34 kilometra gjatësi.
Vetëm në Qershor të 2018 nisën zyrtarisht punimet për këtë segment. Afati zyrtar për përfundimin e punimeve, sipas kontratës,është pranvera e 2022.