Lojtari më i mirë në botë për vitin 2021, përveç çmimit të përhershëm Ballon d’Or, do të ketë edhe një dhuratë speciale.
Brendi i njohur, Purnell, ka prodhuar një orë të veçantë, vetëm një, unike në botë, dhe atë orë do ta marrë fituesi i Topit të Artë sonte.
Lionel Messi shihet si favoriti për të rrëmbyer çmimin e madh individual, e që do të ishte hera e shtatë për të. Në garë të ngushtë, argjentinasi është me Robert Lewandowskin e Bayern Munichut, Jorginhon e Chelseat dhe Karim Benzeman e Real Madridit.