Veriu dhe verilindja e vendit është përfshirë nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës që prej natës së kaluar.
Hasi u zgjua i veshur nga manteli i bardhë i borës mëngjesin e këtij 30 nëntori.
Ndërkohë në Peshkopi bora ka shkuar deri në 15 cm lartësi.
I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës.
Në zonat e thella ka arritur deri në 20 cm. Raportohet për mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat.
Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar.
Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit.