Nuk e kishim menduar ndonjëherë se ajo që kemi ëndërruar prej vitesh do të prezantohej kaq shpejt. Në Lojërat Olimpike 2024 pritet që fansat të fluturojnë përreth qytetit të Parisit me taksi fluturuese, dhe kjo gjë u bë e ditur nga zyrtarët francezë që terguan se testimi i tyre do të nisë në një vend jashtë qytetit.

Qëllimi i këtij projekti është krijimi i të paktën dy rrugëve ajrore që do të lehtësojnë lëvizjen gjatë lojërave të verës. Vendi i testimit ndodhet në Cormeilles-en-Vexin dhe në të do të testohen produktet e ndryshme nga 30 prodhues.

51096241-10253907-While_details_of_the_flying_taxis_themselves_remain_unclear_seve-a-143_1638184303366.jpg

Augustin de Tomanet, CEO i Aeroports de Paris tha: “Fusha e aeroplanëve në Pontoise sjell një ekosistem unik rreth lëvizjes ajrore dhe kjo do të jetë hera e parë në Evropë që zhvillohet një testim i tillë. Ky do të funksionojë si një eksperiment konkret për të eksploruar mundësinë e aviacionit të ri të dekarbonizuar, së bashku me krijimin e një tregu për produkte që fluturojnë në lartësi të vogla (nën 300m), gjë që ka qenë e paeksploruar deri më tani.

51096245-10253907-French_officials_have_announced_that_Paris_will_begin_testing_el-a-137_1638184104436.jpg

Nga an tjetër, zëvëndës presidentja e regjion it Ile-de-France shtoi: “Me Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në vitin 2024, përvetësimi i këtyre teknologjive të reja në zonat tepër të populluara si Parisi nuk është një opsion, por një detyrim.