Një grua në SHBA kishte varur flamurin nazist në dhomën e saj të gjumit, gjest ky që u pikas nga fqinjët e saj të cilët të tronditur thirrën menjëherë policinë.
39-vjeçarja kishte varur emblemën e Hitlerit në dhomë, pamje që shihej edhe në rrugë dhe policia e cilësoi si vepër penale.
Nëna e dy fëmijëve, një ish-punonjëse magazine, pranoi ta hiqte atë nga shtëpia e saj pasi mori paralajmërimet e forta nga autoritetet.
Një banor i lagjes tha: “Është e turpshme dhe kjo është një zonë kaq e bukur ! Të gjithë jemi të neveritur.
“Ky simbol nuk do të thotë gjë tjetër veçse urrejtje dhe ligësi. Pse dikush do të donte ta kishte atë të varur në ekran që të gjithë ta shohin nga dritarja?”