Komuniteti në Agrinio është shokuar nga një vrasje e ndodhur së fundmi. Raportohet se një 35-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij 57-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe gjyshen .
Ngjarja tronditëse ka ndodhur në zonën e spitalit të vjetër në orët e para të së martës dhe aktualisht në vendngjarje ndodhen forca policore.
Të njëjtat informacione thonë se Policia është njoftuar nga gjyshja e plagosur e autorit të dyshuar, e cila edhe pse e gjakosur ka gjetur forcën dhe ka thirrur autoritetet.
Në zonë ka trazira të mëdha mes fqinjëve dhe familjes, ndërsa sipas të njëjtave informacione, policia tashmë po punon për arrestimin e autorit të dyshuar