Ndeshja në Champions League mes Bayern Munich dhe Barcelonës do të luhet pa tifozë, njofton Markus Sorder.
Kreu i qeverisë bavareze kërkon që për shkak të përhapjes së shpejtë së valës së 4 të Covid në Gjermani, të ndalohet hyra e tifozëve në stadiume në të gjithë vendin.
Masa do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të vitit, periudhë në të cilën Bayerni ka dy ndeshje në Bundesligë dhë një në Champions kundër Baarcelonës.
Një lajm i mirë ky për klubin katalanas i cili do të tentojë të marrë një fitore në “Allianz Arena” për t’u kualifikuar në fazën tjetër.