Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të kthjellëta por të ftohta do të mbizoterojne kushtet e motit në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës, KU në zonat malore do ketë edhe ngrica . Ndersa pjesa e dytë e ditës sjellë kalime vranësirash por sërisht mbete mot pa reshje në të gjithë vendin. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht ndjeshëm në vlerat minimale por rriten me 2 gradë në vlerat maksimale  duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14 °C.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 45 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 3  ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme por të ftohta do të mbizotërojnë në republikën e Kosovës, ndersa në zonat luginore vihet re prezenca e mjegullës dhe ngricave në zonat ku janë prezente reshjet e dëborës. Mesdita dhe pasditja vijojnë me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.