Ish-kryeministri, z. Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me strukturat në Has. Të pranishëm në këtë takim me z. Berisha ishin edhe Kryetari Degës së PD-së në Has, z. Miftar Dauti, Sekretarja e degës, zj. Nazlie Laçi, Kryetarja e LDG Has, zj. Flutura Aliaj si dhe kryesia e delegatët e zonës.

Në fokus të takimit ishin zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike si dhe situata politike në vend. Takimi vjen vetëm pak orë para zhvillimit të Foltores: Për një Parti Demokratike më te bashkuar, më të fortë, më të hapur që do të zhvillohet këtë të mërkurë, datë 1 Dhjetor, në ora 16:30, në ambientet e Pallatit të Kulturës “Dardania”, në Bajram Currë, Tropojë.