Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 9 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimin në flagrancë i shtetasit M. K. (Rr)., 24 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasin K. M., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u procedua penalisht shtetasi I. S., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. I., 34 vjeç, i dënuar më parë në Itali, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. M., 23 vjeç, B. M., 56 vjeç dhe A. C., 56 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin D. V., 38 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime në banesë, pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasen L. Ç., 64 vjeçe, pasi është konstatuar duke kryer punime në banesë, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin R. P., 21 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Rrugore, për mosvendosjen e masës administrative.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit:

– D. A., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes;
– I. D., 55 vjeç, pasi ka dëmtuar lokalin e shtetasit K. Q.;
– N. Gj., 38 vjeçe, pasi në Rrugën e Dibrës ka dëmtuar një mjet që ishte i parkuar.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 po punohet për kapjen e shtetasit G. B., 23 vjeç, pasi më anë të mashtrimit i ka marrë telefonin shtetasit R. B., 23 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 proceduan penalisht shtetasin M. H., 40 vjeç, inxhinier ndërtimi në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë kohës që ka qenë duke punuar, shtetasi S. Sh., 22 vjeç.
—-
Më datë 30.11.2021, gjatë natës, në rrugën “Pasho Hysa” është vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit R. M. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
—-
Më datë 30.11.2021, rreth orës 09:30, shtetasi G. M. ka kallëzuar së më datë 27.11.2021 ka ardhur nga Italia, vajza e tij, shtetasja Xh. M., 24 vjeçe, por nuk është kthyer në banesën në Shqipëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.