Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme pranë një stacion treni në qytetin gjerman të Mynihut.
Stacioni është ndër më të frekuentuarit në qytetin e madh gjerman.
Shpërthimi ndodhi gjatë punimeve që po bëhen pranë stacionit Donnersberger Brücke.
Deri më tani bëhet fjalë për 3 persona të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, thotë policia e Mynihut. Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje. Lëvizja e trenave janë ndërprerë për momentin.
Policia tha se po kujdeset për njerëzit, ndërsa shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk dihet.
Deri më tani nuk ka prova për një krim.
Shpërthimi u dëgjua kilometra larg.