Pfizer-BioNTech ka njoftuar, në të dhënat e reja të kaluara në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, se vaksina e tyre për Covid-19 mund të ruhet edhe në temperatura më të ngrohta.
Në në njoftim të bërë të premten, Pfizer tregoi se nga të dhënat e reja, rezulton se vaksina mund të qëndrojë edhe në mjedise me temperatura mes -25 dhe -15 gradë Celsius për dy javë.
Kjo është edhe temperatura që mund të disponohet në shumicën e frigoriferëve dhe ngrirësve, shkruana abcnews.al
Deri më tani, në etiketat e vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech thuhet se produkti duhet të ruhet në temperatura shumë të ulëta si minus 80 apo minus 60 gradë Celsius, në të cilat mund të qëndrojë për gjashtë muaj, ose mund të mbahet në temperatura minus 2 deri në minus 8 gradë Celsius për pak më shumë se 5 ditë.
Me këto të dhëna të reja, kompania shpreson që autorizimin urgjent që ka marrë nga FDA ta azhurnojë me mundësitë e reja të ruajtjes.
“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me FDA dhe CDC ndërsa punojmë për të siguruar që vaksina të transportohet dhe ruhet në kushte gjithnjë e më fleksibël. Nëse miratohet, ky opsion i ri i ruajtjes do t’u ofronte farmacive dhe qendrave të vaksinimit fleksibilitet më të madh në mënyrën se si ata menaxhojnë furnizimin e tyre të vaksinave, “tha CEO i Pfizer Albert Bourla në njoftimin e kompanisë. sb/abcnews.al/