Home SPORT Tërhoqi vëmendjen me deklaratën: Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, nënkampioni i...

Tërhoqi vëmendjen me deklaratën: Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, nënkampioni i botës punësohet në Kamzë, çfarë deklaron tani

209

Muaj më parë ish-nënkampioni i Botës në peshëngritje Ilir Suli i tronditi të gjithë me deklaratën e tij.

“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua’ u shpreh Suli i cili shpesh herë ka treguar se është i papunë.

Ndërsa së fundmi në një intervistë për News24 Suli ka rrëfyer se është punësuar si trajner në krye të ekipit të Kamzës.

Megjithëse tashmë ka një punë, ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë pak muaj më parë.

”Pavarësisht se punoj te ekipi i Kamzës, i qëndroj deklaratës time, ikni nga Shqipëria me vrap”- tha ish kampioni.