Zëdhënësja e PD Ina Zhupa publikoi një video të kryetarit të PD, Lulzim Basha për të treguar vendosmërinë për të mos çuar PD drejt izolimit dhe bunkerizimit.

“Për të gjithë ata që sot mashtrimin e kanë kthyer në mjet përçarës për demokratët, për interesa personale të tyre. Mbi mashtrime u bunkerizua Shqipëria, por këto kurrë nuk do të shërbejnë për të bunkerizuar Partinë Demokratike!”- thuhet në mesazhin e zëdhënëses së PD.

Në videon që Ina Zhupa ka shpërndarë, kryetari Basha i referohet deklaratave për 11 dhjetorin.

“Sa u përket pretendimeve për kuvende, Kuvend të PD, për të marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë amerikane s’ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe fuqia jonë do të përqendrohet këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të PD, që shqyrton vendimin e qeverisë së SHBA”