Ky lajm u bë i ditur përmes gazetarit Andrew Jones, i cili mbulon programin hapësinor kinez për SpaceNews dhe Space.com. Përmes disa tweet-esh ai bëri të dityr se roveri do të niset në 2-3 ditë hënore për të zbuluar “shtëpinë misterioze”.
Ai do të afrohet dhe do të transmetojë pamjet në mënyrë që ekipi i roverit të dallojë se për çfarë bëhet fjalë në këtë objekt. Sigurisht ne nuk duhet të surprizohemi, pasi dhe në 2019 Yutu-2 gjeti një substancë xhelatinoze, e cila më pas u zbulua se ishte një shkëmb i shkëlqyeshëm.
Deri më tani pamjet e ofruara nga Yutu-2 janë të paqarta, prandaj do të na duhet të presim dhe pak për të bërë më të qartë pamjen. Ky objekt besohet të jetë një gur i madh, pasi në këtë zonë të Hënës ka shumë kraterë të impaktuar, dhe në to gjenden shumë mbetje të mëdha.
Misioni Chang’e-4 përfaqëson misionin e parë të eksplorimit të sipërfaqjes së largët të Hënës. Puna e këtij roveri ka ndihmuar shkencëtarët që të mësojnë më tepër rreth asaj që ndodh me gjeologjinë nën sipërfaqjen hënore.