Një arsye tjetër që shkakton puçrrat në qafë ose gjoks është mbajtja veshur e rrobave me të cilat jeni stërvitur pasi ktheheni në shtëpi.
Kur ktheheni në shtëpi pas një dite të ngarkuar në punë, shpesh jeni aq të rraskapitur sa nuk keni energji për të ndryshuar rrobat. Por ky zakon mund të dëmtojë shëndetin dhe pamjen tuaj.
“Bright Side” tregon se çfarë ndodh nëse qëndroni në shtëpi me rrobat që i keni mbajtur veshur gjatë gjithë ditës.
Nuk është gjë e mirë për venat tuaja
Xhinset tuaja të preferuara të ngushta me siguri mund t’ju bëjnë të dukeni mahnitëse, por nëse nuk i hiqni kur ktheheni në shtëpi, nuk do t’i bëni mirë shëndetit tuaj. Rrobat që veshim kur dalim janë shumë më të ngushta krahasuar me ato të rehatshmet që mbajmë në shtëpi. Si rrjedhojë, ato mund të ndikojnë negativisht në qarkullimin tuaj të gjakut. Veshjet e ngushta mund të ngadalësojnë rrjedhën e gjakut dhe nëse i vishni vazhdimisht mund të dëmtojnë venat tuaja.
Mund të sillni baktere të ndryshme në shtëpinë tuaj
Ekziston mundësia që duke mbajtur veshur rrobat me të cilat keni qenë jashtë, të sillni mikrobe në shtëpinë tuaj që mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme. Disa nga këto baktere përfshijnë “Acinetobacter” që shkakton infeksione të frymëmarrjes dhe “Staphylocoçus aureus” që mund të shkaktojë inflamacion në pjesë të ndryshme të trupit dhe që është rezistent ndaj shumë ilaçeve.
Megjithëse mjekët besojnë se nuk duhet të shqetësoheni shumë për këto baktere, është ende e mundur që të prekeni prej tyre dhe zgjidhja më e mirë do të ishte të mos ecnit nëpër shtëpi me rrobat e jashtme.
Mund t’ju shkaktohen puçrra në trup
Edhe pse rrobat e bëra nga pëlhura sintetike mund të duken tërheqëse, ato nuk e lejojnë lëkurën të marrë frymë dhe bllokojnë nxehtësinë, duke shkaktuar puçrra.
Një arsye tjetër që shkakton puçrrat në qafë ose gjoks është mbajtja veshur e rrobave me të cilat jeni stërvitur pasi ktheheni në shtëpi. Veshjet atletike janë krijuar për t’ju bërë të ndiheni mirë gjatë stërvitjes, por nëse nuk i hiqni pas përfundimit të seancës së palestrës, mund të bllokohen poret dhe të shfaqen pikat e zeza.
Mund t’ju shkaktohen probleme me stomakun
Rrobat e ngushta që ushtrojnë presion tek beli juaj, mund të shkaktojnë probleme shëndetësore që shkojnë shumë përtej shqetësimit. Rrobat që ushtrojnë presion në bark mund të shkaktojnë probleme të ndryshme në procesin e tretjes, përfshirë refluksin e acidit, një nga ankesat më të zakonshme të zorrëve. Nëse nuk mund të hiqni dorë nga xhinset tuaja të preferuara të ngushta, përpiquni të mos i vishni ato çdo ditë./Burimi: Panorama