Tashmë përdoruesve do t’i ofrohet mundësia të aktivizojnë shërbimin për të gjithë chat-et e reja të tyre, në mënyrë që të gjitha mesazhet në të ardhmen të fshihen automatikisht nga platforma.
Gjithashtu, WhatsApp do të ofrojë dhe disa opsione të tjera në kategorinë e kohëzgjatjes para se mesazhet të fshihen. Kur ky shërbim u publikua për herë të parë në nëntor, përdoruesit kishin mundësinë të zgjidhnin vetëm periudhën 7 ditore për të fshirë mesazhet e tyre. Me update-in e ri përdoruesit do të mund të zgjedhin midis 24 orëve ose 90 ditëve.
WhatsApp lajmëron se aktivizimi i këtij shërbimi nuk do të prekë chat-et ekzistuese, vetëm ato që zhvillohen më pas. Kur ju të filloni të kontaktoni me një person të ri, do tw shfaqet një lajmërim i cili njofton se shërbimi disappearing messages është aktiv për të gjithë kontaktet tuaja, në mënyrë që personi tjetër të mos mendojë se kjo gjë është personale.
Nëse dëshironi ju mund të krijoni një grup të ri ku aktivizoni që në fillim shërbimin e ri.
Shërbimet e reja nga WhatsApp janë tashmë të pranishme në të gjitha platformat.