Të nesërmen do të mbahen homazhet përkujtimore për 1 vjetorin e vdekjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha i cili u vra në mbrëmjen e 8 dhjetorit 2020 duke u qëlluar me armë nga efketivi policisë Nevaldo Hajdaraj, pasi kishte shkelur orën policore.
Qytetarët kanë njoftuar se të mërkurën në datë 8 dhjetor në orën 18:00 do mbahen homazhe përkujtimore për Klodian Rashën përballë institucionit të Ministrisë së Brendshme.
Kujtojmë që pas lajmit të bërë public vitin e kaluar, një numër i madh qytetarësh u ngrit në protesta të organizuara në çdo qytet të Shqipërisë dhe pati shumë përplasje me forcat e policisë të cilat përdorën edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve.