Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për pakënaqësitë që shumë qytetarë i kanë shprehur atij.
Ai madje tha se nëse do e kishte ai drejtimin e PD do kishte shumë gjëra për të vënë në dukej.
Rama: Nëse do mbaja një fjalim për çfarë nuk shkon, do isha i gatshëm të merrja drejtimin e PD, do dukesha demokrati më vigjilent se jam i vetëdijshëm se çfarë nuk shkon, e nëse do hyja në garë për pakënaqësinë ndaj qeverisë do e fitoja atë, se jam i pakënaqur nga qeveria, kështu që i kutpoj shumë mirë ata që janë të pakënaqur.
Ama këtu sfida është pse jemi të pakënaqur, sepse ende nuk e kemi shtëpinë që duam këtu, Shqipërinë siç e duam , vendi sot është njësoj si kantierët e rindërtimit, nuk është kam një lagje ku mund të banosh rehat, dhe duhet mbaruar këto beteja, reforma e shëndetësisë, të përmbyllim se çfarë kemi nisur.
Të ndërpresësh këtu punën, është të tradhtosh qëllimin dhe njerëzit. Se po të ishte thjesht dëshirë egoiste personale, s’jam diksuh që s’di të bëjë gjëra tjera, do merresha me art, libra, çunin e vogël, shokë, se kjo është një jetë me shumë kufizime pavarësisht se si duket nga larg . Se më thonë pse flet për të gjitha, por një kryeministër duhet të dijë nga të gjitha
Top Channel