Vlerësimi më i lartë shkon për mbajtjen e krijuesve në këtë platformë përmes pagesave, dhe kjo nuk është mënyra e dukshme që ndihmon në kënaqjen e përdoruesve.
Për të mbajtur të “lidhur” përdoruesit, TikTok konsideron 4 objektiva: vlerën e përdoruesit, vlerën afatgjatë të përdoruesit, vlerën e krijuesve dhe vlerën e platformës. Mënyra kryesore që funksionon është prioritizimi i përmbajtjeve me tema të ndryshme, në vend që të tejmbushin faqjen kryesore me përmbajtje nga një temë e vetme.
“Nëse një përdorues pëlqen një lloj të caktuar videosh dhe ne do t’i ofronim atij gjithmonë përmbajtje nga e njejta temë, ai do të mërzitej shpejt dhe do të mbyllë aplikacionin.” lexohet në dokument. Për të shmangur këtë problem, algoritmi vendos të shfaqë përmbajtje të reja si një rekomandim i forcuar.
Algoritmi bazohet në një kombinim të likes, watch time dhe sa herë video është luajtur për të rekomanduar videot e reja.
Gjithashtu TikTok po konsideron krijimin e “creation quality”, e cila do të vlerësohet në bazë të shpeshtësisë së publikimit, rëndësisë së krijuesit dhe monetizimit të tij.