Paralajmërimi i bërë nga SHBA se gjatë dhjetorit do të paraqiteshin emrat e biznesmenëve dhe politikanëve të korruptuar në vende të ndryshme të globit si rrjedhojë e luftës të ndërmarrë kundër korrupsionit bëri bujë të madhe në media.
Ndërsa sot janë prezantuar këto nisma konkrete të cilat janë ndërmarë ndaj personave të caktuar duke filluar që me krimin e organizuar në veri të Kosovës. Së fundmi u bë publik lajmi për publikimin e emrave të dy vëllezërve, Zvonko dhe Zharko Jovan Veselinovic. Të dy këta persona kanë ndihmuar politikanët e korruptuar në mënyrë që të fitojnë sa më shumë vota gjatë zgjedhjeve të mbajtura.
Zvonko Veselinovic (Veselinovic), udhëheqësi i Grupit të Krimit të Organizuar Zvonko Veselinovic (OCG), është një nga figurat më famëkeqe të korruptuara të Kosovës. Organizata e Veselinovic është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë kosovare dhe serbe, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të grupit të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Nga fundi i vitit 2017, Veselinovic dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinovic (Zharko) kishin marrëveshje me politikanët për të ndihmuar partinë e tyre të fitojë zgjedhjet, të sigurojë fitore politike për kandidatët e tyre dhe të kontribuojë me shuma të mëdha parash për kandidatët.
Ndërkohë postimin e bërë nga departamenti Amerikan i Shtetit e ka ripostuar dhe ambasadorja Yuri Kim e cila shkruan se sapo kishin filluar veprimet e ndërmara kundër biznesmenëve dhe politikanëve të korruptuar.
Postimi i plotë nga Ambasadorja Yuri Kim:
Përpara Ditës Kundër Korrupsionit dhe Samitit për Demokraci, Dhoma e Thesarit të SHBA-së lëshoi emërtimet e reja. Me urdhër ekzekutiv të Biden, qeveria amerikane do të intensifikojë hapat për të mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në korrupsion ose minojnë demokracinë.