Kryetari i PD, Lulzim Basha ka postuar në rrjetin e tij social disa prej fotove të realizuara në takimin me zëvendës ndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar.
Fotot e postuara, Basha i shoqëron me mbishkrimin se SHBA-të do të ishin krah Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Më tej shkruan se këto do të ishin prioritetet e partisë Demorkatike gjatë aktivitetit politik.
Postimi i Plotë nga kryetari i partisë Demorkatike, Lulzim Basha:
Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA do të jenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë prioritetet e Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët.