Trafiku i emigrantëve ka shkaktuar një tjetër tragjedi. Të paktën  53 persona kanë humbur jetën dhe me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi kamioni me të cilin ata po transportoheshin u përplas në jug të Meksikës.

Më shumë se 100 persona që dyshohet se ishin emigrantë nga Amerika Qendrore po udhëtonin me kamionin në momentin e aksidentit kur ai doli nga rruga dhe u rrokullis në Chipas. Pamjet nga skena e përplasjes tregojnë trupat e viktimave përgjatë rrugës ku kamioni u rrokullis.

Ky është një aksident ndër më të rëndët e këtij lloj ë Meksikë. Të paktën 58 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Mes viktimave ka burra, gra dhe fëmijë. Kombësia e tyre nuk është konfirmuar ende por zyrtarët lokalë tha se shumica e tyre janë nga Hondurasi dhe Guatemala. /Abcnews.al