Ora News mëson detaje të reja në lidhje me atentatin në Kurbin ku u ekzekutua me 7 plumba biznesmeni Rakip (Pilot) Rroli, mëngjesin e sotëm, 10 dhjetor.
Mjeti i djalit të viktimës është përplasur me një shtyllë në përpjekjet për të arritur sa më shpejt në vendin e ngjarjes. Autorët të cilët mendohet se ishin 2 lëviznin në këmbë. Ata e kanë pritur derisa ka dalë në rrugë dhe e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Rakip Roli ishte babai i 3 fëmijëve. Burime nga policia bëjnë të ditur se janë identifikuar autorët e dyshuar të ekzekutimit të 55-vjeçarit. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për babë e bir. Gazetari i Ora Neës Elton Qyno raporton se ato janë S.L dhe djali i tij .Ne foto: Makina e djalit te viktimes e aksidentuar ne vendin ku ndodhi vrasja
Një nga pistat e hetimit është dhe aktiviteti që kishin dy djemte e viktimës. Viktima Rakip Rroli