Presidenti Meta ka kthyer për rishqytim në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”. Kjo sipas presidentit, pasi Buxheti në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial:
Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale;
Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij;
Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë;
Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor.