Sali Berisha në Kuvendin e PD-së:
“Cdo nismë e ndërpreu me urdhër që askush nuk e di. Cdo protestë që nisi nuk e mbylli kurrë me sukses bëri prita politike kundër bashkëpunëtorëve të tij, personaliteteve që kishin kontribuar në këtë parti. Në 8 vite bëri gjithçka për të ndërtuar monumentin e fashizmit, por në fakt mori monumentin e hicit. Në 8 vite ne përfunduam si një forcë politike që nuk shikonte asnjë fitore, PD i shëmbëllente tashmë një druri të thatë që nuk gjelbëron asnjëherë. PD pas zgjedhjeve të 2021 të cilat ai i shpalli masakër elektorale sepse të tilla ishin. Basha u kujdes por karrigen dhe marrëveshjen me kreun e Meduzës vendosi që ta shndërronte PD në një fasadë opozitë në një shtojcë të vërtetë të narkoshtetit shqiptar.
Pasi tradhtoi votën e shqiptarëve ai vijoi krimin e tij duke shkelmuar sovranitetin e PD dorëzoi sovranitetin e tij për të shpëtuar kokën e tij sepse burracaku nuk kishte karakter të jepte dorëheqjen, pas kësaj ai shkelmoi në vazhdim statutin, instaloi forume anti-demokratike, përjashtoi drejtues të saj, pa asnjë konsultë pa asnjë analizë. Sulmoi partnerët tanë të shkëlqyer, FRPD dhe lidhjen demokratike të gruas. Pas 8 vitesh partinë e vlerës konservatore e spostoi majtas. Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin se PD duhet të shkrihet, sepse PD mbaroi misionin e saj, sepse ajo është një forcë që nuk fiton dot. Demokratët në mbarë vendin u bashkuan me nismën shpëtimtare të foltores. Ata vendosen me diskutimet e tyre dhe debatet e lira dhe përkushtimin më të madh si njerëzit më të lirë të këtij vendi të rithemelojnë forcën politike të tyre, që ne sot “de jure” e bëjmë realitet. Shqipëria në Europë mbette objektivi më madhor i programit tonë”, tha Berisha.