Policia e Korçës ka shpallur në kërkim dy të rinj të cilët akuzohen për veprën penale “Plagosje me dashje e kryer në bashkëpunim”.
Bëhet fjalë për 26-vjeçarin me iniciale E.M dhe 24-vjeçarin G.V banues në Maliq të cilët për motive të dobëta kanë goditur me grushte dhe mjete prerëse duke plagosur një 30-vjeçar.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë shpalljen në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe po punojnë për kapjen e shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, banues në Maliq, pasi këta shtetas mbrëmjen e djeshme në qytetin e Maliqit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushta dhe mjet prerës shtetasin Sh. H., 30 vjeç, banues në Maliq, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore