Edi Paloka:

Ne 31 vite , me koleget dhe bashkepuntoret ne PD kam mbajtur gjithnje mardhenie korrekte. E vetmja “ndarje” ka qene qe kafen dhe muhabetin e beja me ata qe me pelqente , te tjeret, edhe ata per te cilet nuk kisha piken e simpatise si njerez, i respektoja per hir te qendrimit ne te njejten llogore.

Gjithnje kam vleresuar ata qe rrugen e tyre ne politike e kane shtruar vete , nderkaq te katapultuarit  ne postet me te larta ne parti dhe qeveri, pa asnje kontribut e merite, i kam pare gjithnje si te perkohshem qe sapo t’ju heqesh lugen nga dora, kthejne shpinen e shkojne ne pune te vete. Historia dhe pervoja e ketyre 31 viteve me ka dhene plotesisht te drejte. Megjithate , sic e permenda me lart, sa kemi qene nen nje cati ( se llogoret e luftes keta nuk i njohin) i kam respektuar edhe keta.

Nuk ma merrte mendja qe do vinte nje dite , qe pikerisht keta te fundit, do me thonin mua po sidomos mijera demokrateve qe sakrifikojne prej nje jete ne PD pa asnje perfitim:

“Shkoni beni partine tuaj !!!”

Kjo eshte , sic thote nje shprehje, “Te te … breshka”