Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka treguar se ka ngrirë vezët dy herë dhe kjo është gjëja më e mirë që ka bërë ndonjëherë. 31-vjeçarja, e cila po jeton dashurinë me regjisorin Taika Waititi, fillimisht i ngriu vezët në moshën 24-vjeçare përpara se t’i nënshtrohej procesit përsëri tre vjet më vonë, me këshillën e mjekut të saj.
Duke folur për “Independent”, ajo tha “Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Mendoj se si gra, ne e ushtrojmë këtë presion mbi veten, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse ndihemi sikur kjo është detyra jonë – të krijojmë dhe të japim jetë. Kështu që, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”
Lidhja e saj e dashurisë është, pa dyshim, historia më e përfolur e dashurisë mes personazheve të njohur gjatë këtij viti. Rita dhe Taika, që nga dalja në publik, janë pothuaj të pandarë nga njëri-tjetri./Burimi “CLASS”