Një ditë pas situatës së rrëmujshme në selinë e PD-së, ku Sali Berisha dhe Lulzim Basha zhvilluan mbledhje paralele, në selinë blu kanë mbërritur ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë, përfshirë përfaqësuesen e SHBA-ve Yuri Kim.
Burime bëjnë me dije për Fax News se po mbërrijnë një e nga një, për të takuar Lulzim Bashën:
Ambasadorja Amerikane — Yuri Kimi
Ambasadori Britanik — Alaistair King-Smith
Ambasadori gjerman —Peter Zingraf
Ambasadori i BE-së Luigji Soreca
Ambasadori i OSBE Vincenzo Del Monaco
Ambasadorja e Frances Elisabeth Barsacq
Asnjë prej ambasadorëve nuk ka pranuar që të flasë për mediat përpara takimin me Lulzim Bashën, ndërsa u pritën nga disa prej deputetëve të PD-së.
Këto zhvillime në PD vijnë një ditë pas përplasjes së djeshme, ku Sali Berisha shkoi në seli, dhe mbajti mbledhje me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, ndërkohë që Basha ishte po ashtu në një mbledhje me forumet e PD-së.
Basha dhe Berisha pritet të kenë përplasjen finale në datën 19 Dhjetor, ku Basha pretendon që të mbajë Kuvendin Kombëtar, ndërsa Berisha referendumin për shkarkimin e tij./Faxweb.al