Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimi mes ambasadorëve dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në Selinë Blu. Pas takimit, as ambasadorët dhe as kryedemokrati nuk kanë dhënë prononcim për mediat. takimi është kërkuar nga ambasadorët.
Në takimin e ditës së sotme të pranishëm ishin ambasadorja amerikane Yuri Kim, kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, ambasadori italian Fabrizio Buci, ai gjerman Peter Zingraf dhe ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq.
Vizita e ambasadorëve në PD vjen në një kohë tensionesh dhe debatesh mes dy palëve të krijuara në Selinë Blu.
Në Kuvendin e Berishës më 11 dhjetor u votua për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe ish-kryeministri së bashku me grupin e tij demokrat pasditen e djeshme zbarkuan në selinë e PD-së ku edhe ngritën një Komision për Referendumin e datës 18 dhjetor. /abcnews.al/