Presidenti Ilir Meta shkruan se buxheti i vitit 2022 është anti-social madje ka publikuar disa shifra që sipas kreut të shtetit vështirësojnë jetën e çdo familje shqiptare.
Sipas Metës me këtë buxhet nuk ka rritje për ndihmën ekonomike, pensionet në fshat apo qytet, ndërsa thekson se janë rritur çmimet me 4.5%.
Ky reagim erdhi pasi PD rrëzoi dekretin e tij për kthimin e buxhetit të shtetit 2022, duke i hapur rrugë hyrjes në fuqi buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë.
Ditën e djeshme Balla ka deklaruar se Buxheti i Shtetit 2022 mundëson vazhdimin e financimit të reformave, sigurimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike, forcimin e drejtësisë sociale dhe zgjerimin e paketës sociale për të gjithë shtresat në nevojë.
Reagimi nga Ilir Meta:
“Buxheti 2022” është ANTISOCIAL.
Janë RRITUR:
Çmimet e ushqimeve 4.5%;
Shërbimet e transportit 6.9%;
Shpenzimet familjare për shëndetësinë 28%.
Qeveria ZERO rritje reale për:
Ndihmën ekonomike;
Pensionet në fshat dhe qytet;
Pagat për 71% të administratës.