Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka folur në lidhje me luftën ndaj koprrupsionit, pas rastit të djeshëm, ku ra në prangat e policisë ish-ministri i mjedisit Lefter Koka.

FJALA E LULZIM BASHËS:

Dua ti drejtohem publikut me 4 mesazhe të qarta, nisur nga afera më e madhe ajo e mafias së inceneratorëve:

Lufta kundër Korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është  JETIKE PËR SHQIPËRINË

Lufta kundër Korrupsionit është, njësoj si dekriminalizimi, JETIKE PËR SHQIPËRINË, për  shtetitn ligjor, për të drejtat e njeriut, për të ardhmen europiane që duan të gjithë shqiptaret!!!

Pa rezultate konkrete në këtë luftë, asgjë nuk mund të ndryshojë!

Kur Amerika e vendos luftën kunder korrupsionit prioritetin e saj madhor, sepse ai cënon interesin kombëtar, po ne këtu?? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur çdo gjë? Ku ministra të qeverisë  pastrojnë para dhe grabisin fonde  publike???

Vetingu i politikanëve është në fakt vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet me krimin — shembull i përjekjeve tona serioze.

Mbështesim drejtësinë në të gjitha veprimet kundër këtij  armiku të mirëqenies së shqiptarëve!!

Unë dhe PD përshëndesim të gjithë ata prokurorë dhe hetues të sistemit të ri të drejtësisë që kanë filluar të godasin korrupsionin në nivelet më të lartë me gjithë presionin e madh të përditshëm!! Ashtu sic kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë  me denocimet për korrupsionin galopant te qeverise Rama, qeveria me e korruptuar ne Europe sipas gjithe rapoeteve ndërkombëtare, ashtu ne do te perkrahim dhe përshëndesim me forcë të gjitha goditjet që drejtësia bën kundër armikut të mirëqenies së shqiptarëve!!

E di që shpesh kjo retorikë mund të duket bajate, sespe edhe ish-qeverisja e PD ka patur pjesën e saj në këtë plagë  të madhe për gjithë shoqërinë!!! Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!