Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi:

Sot kemi lajme të mira edhe për sportin. Veçanërisht për sportistët elitarë që ngrejnë lart flamurin tonë kuqezi. Konkretisht me vendimin e sotëm ne miratuam disa vendime lidhur me statusin e sportisëve në vendin tonë dhe trajnerët e tyre. Qëllimi ynë është t’I motivojmë. Natyrisht ndryshimet që bëmë sot janë në përputhje me standartet ndërkombëtare. Konkretisht masa e shpërblimeve është përcaktuar në kuadër të rezultateve të arritura në kampionatet ballkanike, europiane, apo globale. Në mënyrë të veçantë dua të ndalem sot në sportin e Peshëngritjes sepse për herë të parë sportistët të cilët kanë marrë medalje do të shpërblehen për të gjitha garat jo vetëm për dy gara. Dua të sqaroj një detaj që për shkak të vakumit ligjor, në fakt kemi parashikuar që edhe ata sportisë të cilët kanë përfituar statusin e lartë gjatë këtyre muajve të trajtohen sipas këtij vendimi. Që do të thotë Briken Çalja i cili siguroi titullin kampion do të shpërblehet njësoj si kampionët e tjerë europianë.