Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në Kuvend deklaroi se vendi ynë i ka plotësuar 15 kushtet e kërkuara për çeljen e negociatave me BE dhe tashmë radhën e ka BE që të hapë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Sipas ministres Xhaçka një test janë dhe zgjedhjet e 25 prillit.
“Është bërë një punë e madhe për të plotësuar 15 pikat e kërkuara nga BE. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë i ka bërë të gjitha kushtet e vëna, është koha që BE të mbajë premtimin që i ka bërë Shqipërisë. Shqipëria ka bërë gjithçka të mundur, radhën e ka BE-ja. Zgjedhjet e 25 prillit, zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme është çelësi që do hapë rrugën drejt integrimit. Asnjëherë më parë, një mazhorancë nuk ka bërë kaq shumë sa ne që të garantojë zgjedhje të lira. Kodi i ri zgjedhor ishte në vlerësimin e The Economist. Vetëm pak ditë më parë, mora një kopje të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet dhe është një raport që njeh ndryshimet e mëdha që u bënë mes palëve, procedurat e zgjedhjeve. Nuk është vetëm zbatimi i tyre, por dhe raporti i KQZ-së. Janë të gjithë këto elementë që na bën të presim me padurim Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kam një shqetësim se dëgjoj qëndrime e deklarata të politikanëve me peshë, duket se janë gati të përdorin çdo mundësi për të bllokuar procesin. Tanimë e kanë të vështirë të refuzojnë kur faktet janë të qarta”, u shpreh Xhaçka.
Top Channel