Kryeministri Edi Rama këtë të premte e ka nisur me prezantimin e një aplikacioni të ri për të  denoncuar krimet mjedisore.

Gjatë kohës kur është nisur një aksion ndaj krimeve mjedisore kreu i qeverisë ka prezantuar për të gjithë qytetarët aplikacionin ‘Komisariati Digjital’, ku nëse konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike, mund të denoncosh problemin.

Mirmëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë. Kujdesuni për mjedisin edhe për veten“, shkruan Rama./abcnews.al