Zhvillohet konferenca në universitetin e Elbasanit
U zhvillua sot në universitetin “Aleksandër Xhuvani” një konferencë shkencore ku morën pjesë personalite të shquara si dhe studente të universiteti kryesisht të degëve si histori gjeografi, filozofi etj .
Kjo konferenë shkencore u organizua nga rektori i universitetit Skënder Topi dhe kishte si qëllim të informonte studentët dhe të pranishmit rreth veçorisë dhe vlerave të degëve si gjeografia, historia etj.
Ky bashkëpunim ishte midis universitetit të Elbasanit dhe fakultetit të shkencave dhe universitetit të Gjirokastres. “Qendrat e banuara të Shqipërisë gjendja dhe e ardhmja” ishte motoja e takimit.
Ndër të tjera në këtë konferencë u diskutuar edhe për të ardhmen se si te eleminosh fenomenet si largimi të rinjve nga Shqipëria apo fjalët të cilat i dëgjojme shpesh rreth të rinjve për mungesën e shpreses në vend.