Home AKTUALITET KRONIKE Qytetari vjen nga Kosova për të mbështetur Berishën

Qytetari vjen nga Kosova për të mbështetur Berishën

30

Skënder Shkreli, ka ardhur posaçërisht nga Kosova për të mbështetur ish-kryeministrin Sali Berisha në Referendumin e ditës së sotme, ku votohet nga anëtarësia e PD-së për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Duke folur për Fax News, Shkreli tha se Kuvendi i Bashës, që mbahet në Pallatin e Kongreseve, do të jetë me gjysmën e anëtarëve përfaqësues të PS-së. Qytetari tregoi se ai do të jetë dhe në protestën e ditës së hënë që është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë.

“Ky quhet Kuvendi i Edi Ramës, me Lulzim Bashën në krye, gjysma e këtyre janë të PS-së, po të futesh dhe ti kërkosh janë anëtarë të PS-së. Po pastrohet njeriu i shitur, ai është vegël e Edi Ramës, ju e dini që ai është një njeri i shitur, unë kam qenë një nga ato që kam mbështetur çadrën, dhe ai e shiti.

Ne presim që Luli të njohi votimin në Referendum, por ju i keni parë disa ambasada që kanë thënë se nuk përzihen në çështjet e brendshme të partive.

Kam ardhur posaçërisht nga Kosova, dhe do të qëndroj deri ditën e martë, do të jem i pari në protestën e së hënës”, u shpreh Shkreli.