Sipas MeteoAlb: Vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta por të kthjellëta në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Për pasojë: edhe në vendin tonë dita nis me kthjellime por në zonat malore VIJOJNE të jenë prezente ngricat dhe temperaturat e ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C. Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.