Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, ku disa prej ministrave kanë njoftuar vendimet e marra.

Ministrja e shtetit për sipërmarrjen, tha se një ligj i posaçëm për të mbështetur të gjithë bizneset startup’ është bërë gati nga Këshilli i Ministrave. Projektligji është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali, është shpreh se ky është zhvillim  shumë i rëndësishëm për ekosistemin dhe për të gjithë ata që duan të aplikojnë.

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë foli për mbështetjen ndaj fermerëve dhe produkteve e-albania.

Frida Krifca: Në vitin 2022 ne kemi parashikuar buxhetin më të madh të mbështetjes, që shkon në 3.2 miliardë lekë, duke rritur produktivitetin e fermerëve shqiptarë, ne kemi punuar fort për rritjen e standardeve. Ne duam të rrisim kapacitetin dhe standardet.

Edona Bilali: Sot kaluam projektligjin për mbështetjen e start-up, kemi dhënë përkufizimin e koncepteve. Në programin e qeverisë është parashikuar 10 milionë euro, për startupet për 4 vite, është mbështetja më e madhe që është bërë ndonjëherë.