Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posaçëm i procesit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin  e policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Shkak për shtyrje u be mosparaqitja në seance e dy avokateve të Jaeld Çelës, Petrit Ismaili dhe Gentian Romano.

Njëri prej avokateve kishte paraqitur raport mjekësor për paaftësi për 14 dite në punë ndërsa avokati tjetër ishte në një proces tjetër në Lezhë.

Prokuroret kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për Çelën.

Ne Gjykatë i pranishëm ishte ish-ministri me avokatet e tij.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 5 janar.

Gjykata ka gjobitur me 5 mijë lekë avokatin Gentian Romano.