Nga specialistët për Heitmin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A. H., 44 vjeç, banues në Elbasan, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin E. B., 18 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi J. K, 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin P. Q., 50 vjeç, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi në Bradashesh, ka hedhur mbetje të ndryshme, të cilave më pas i ka vënë zjarrin. —
Më datë 19.12.2021, shtetasja Xh. Zh., 26 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa motra e saj, shtetasja B. Zh., banuese në Gramsh. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme./Egnatia news