Banorët dje mësuan provën e javës për të fituar buxhetin. Ata të ndarë në çifte do të qëndrojnë pranë një zjarri të ndezur jashtë në oborr dhe do të mundohen që të mos ta lënë të fiken deri në spektaklin e së martës.
Një nga çiftet është i krijuar nga Einxhel dhe Arbëri. Kur ata kishin radhën kanë biseduar në lidhje me njëri-tjetrin.
Biseda mes tyre:
Einxhel: Po mua nuk më fole fare. Thashë mos i kanë thënë gjë jashtë. Thashë ok, nuk po i flas
Dj Dagz: E kam menduar këtë pjesë që nuk të kam folur. Po nuk i fola askujt realisht
Einxhel: Po ju fole
Dj Dagz: Kujt? Atyre që kisha pranë
Einxhel: Po edhe unë të pyeta, po thashë ku e di ça të kanë thënë në studio
Dj Dagz: Kam pas shumë arsye me të përqafuar
Einxhel: Nuk është se kam thënë ndonjë gjë
Dj Dagz: Nuk ke thënë ti, ndoshta unë, ndoshta të tjerët. Fytyra jote nuk ishte më e mirë kur dola unë, kishe qajtë. Unë u gëzova që po dal, u gëzova për ty. Nëse do të ishim takuar jashtë, sa vjet do më ishte dashur që të shihja Einxhel Shkirën duke qarë?
Einxhel: Shumë, ose fare nuk do e kishe parë. Ashtu sikur nuk më kanë parë shumë njerëz që kanë vite me mua
Dj Dagz: Unë me plot gojën mund të them Einxhel Shkira ka qarë për mua, çfarë krenarie