Ish kreu i FRPD, Lisandër Hoxha: Kjo protestë është thirrur sepse dëmtohet Shqipëria dhe i gjithë interesi kombëtar. Ndërsa ne kemi vendosur të dalim këtu jo të rrimë të dhe jo të strukemi në zyrë si puna e “Peng Bashës”.
Ju e patë sesi paturësisht lexoi një listë emrash të cilat mund të ishin edhe lista me emra të ish drejtorëve të burgjeve, ju e patë vetë sesi ata po bëjnë veprime.
Sali Berisha ka thirrur sot një protestë kombëtare kundër mbërritjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç ditën e sotme, ftuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama në kuadër të iniciativës ‘Open Balkan’ ku deri më tani i janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
I pranishëm në një takim 2 ditor në Shqipëri është dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev, ndërsa sot 3 liderët do të darkojnë në Elbasan në kompleksin e biznesmenit Gjergj Luca. Kësaj darke jo formale do ti bashkohet dhe Aleks Soros, djali i miliarderit George Soros i atakuar dhe nga ish-kryeministri Berisha si një nga influencuesit kryesor për shpalljen e tij ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Protesta e sotme do të nisë nga selia blu për t’u zhvendosur më pas drejt Kryeministrisë ku do të flasin disa ish-funksionarë të PD-së. Mbi 2 mijë forca policore janë në gatishmëri për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ndërsa janë marrë masa shtesë sigurie në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit’.