Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook foto nga takimi me Ramën dhe Zaev në Elbasan.

Fotot ai i ka shoqëruar dhe me një qëndrim të tij lidhur me nismën rajonale të Open Balkan.

Ne e konsiderojmë Open Balkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila është bërë për njerëzit që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Biseda të rëndësishme se si të përparojmë më tej, të importojmë, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort” shkruan ai.

Vuçiç ndan fotot e para nga takimi në Elbasan: Open Balkan,

Në takimin e nesërm, udhëheqësit e të tre vendeve, shoqërohen dhe nga anëtarë të kabineteve qeveritare si dhe sipërmarrës. Eshtë njoftuar po ashtu dhe pjesmarrja e James O’Brien, përfaqësues i Këshillit të Atlantikut. Pak kohë më parë Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Biden synon ta emërojë atë si koordinator për politikën e sanksioneve, në Departamentin e Shtetit, një post i lartë në rang ambasadori.

Në takim do të jetë gjithashtu dhe drejtuesi i Fondacionit për një Shoqëri të hapur, Alex Soros, ndërsa në seancën e hapjes do të ketë një fjalim të Komisionerit europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili do të ndërhyjë përmes një lidhjeje online.

Në përfundim të takimit, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje që kanë të bëjnë, me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.Nisma Ballkani i hapur ka hasur në kundërshtitë e forta të qeverisë së Kosovës, ndërsa kanë refuzuar t’i bashkohen edhe Bosnja e Mali i zi, që po ashtu e shohin atë me skepticizëm. Kryeministri Edi Rama, një mbrojtës i flaktë i projektit, e sheh atë si një mekanizëm të rëndësishëm për të ardhmen e rajonit, dhe një “projekt strategjik për interesat e Shqipërisë dhe tërë kombit shqiptar