Pritja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme në Shqipëri nuk ka qenë e zakontë. Sali Berisha dhe lëvizja e tij zhvilluan një protestë në bulevard, para kryeministrisë, për të kundërshtuar projektin Open Balkan, takimi i radhës për të cilin mes kryeministrit Edi Rama, Vuçiç dhe Zoran Zaev mbahet sot në Tiranë.
Mbrëmjen e djeshme delegacionet zhvilluan një darkë informale në Elbasan aty ku u pritën nga kryeministri Rama. Takimi zyrtar do të zhvillohet sot, në Pallatin e Brigadave, nga ora 09:00 deri në orën 16:00.
Përveç delegacioneve nga të tre vendet, në samit do të marrë pjesë online dhe komisioneri i BE për zgjerimin dhe fqinjësinë Oliver Verheli, si dhe Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në këtë takim do të nënshkruhen 5 marrëveshje.
Folës gjatë punimeve të samitit
- -Kryeministri Edi Rama
- -Presidenti serb, Aleksandar Vučić
- -Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev
- -Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Olivér Várhelyi
- -Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu,
- -Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Djikic
- -Drejtor i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek
- -Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marko Cadez
- -Në seancë marrin pjesë edhe krerët e dhomave të tregtisë:
- -Ines Muçostepa, Antoni Peshev
Marrëveshjet që do të nënshkruhen
- Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
- Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
Në një kohë që kryeministri priste delegacionet në Elbasan, në Tranë dje ish-kryeministri Berisha zhvilloi protestën kundër “Open Balkan”. Protesta nisi nga Partia Demokratike në orën 16:00 duke marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Berisha deklaroi se Open Ballkan nuk është një nismë që do të gëzojë asnjëherë mbështetjen e PD. Ish kryeministri tha se pas kësaj proteste të parë, vala e tyre kundër qeverisë nuk do të ndalet. Në foltoren përpara kryeministrisë u ngjitën ish-presidentë, ish-ministra të jashtëm dhe deputetë të PD. Teksa në bulevard, protestuesit sfiduan shtyllat e larta dhe grisën e më pas dogjën flamurin serb. be.k/abcnews.al