Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është zënë ngushtë në një moment në konferencën për mediat që po mbahet në Tiranë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Një gazetar nga Maqedonia e Veriut e ka pyetur në anglisht atë, si të gjithën folësit e tjerë që po pyesin në anglisht, për integrimin e tre vendeve në BE.

Para se të përgjigjej, Vuçiç e pyeti gazetarin sesi donte t’i përgjigjej, në serbisht apo në anglisht. Duke qenë se nuk përmendi gjuhën maqedonëse, gazetari nuk ia përtoi presidentit serb duke kërkuar të përgjigjen e tij ta jepte në shqip. “Shqip! Pırgjigju në shqip.”

Të pranishmit nisën të qeshin, ndërsa Vuçiç mbeti një moment i hutuar. “Për fat të keq nuk e flas dot shqipen. Do më duhet ta mësoj”, tha presidenti i Serbisë, shkruan newsbomb.al. Kjo përdor për batutë dhe nga kryeministri Rama.
“Ndoshta Aleksandri do të mësojë shqip, por unë para se të mësoj serbisht dua të mësoj gjermanisht”, tha Rama.