Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Pushteti” të transmetuar në Fax News ka folur mbi vizitën e djeshme të Aleksandër Vuçiç në Shqipëri. Ajo çfarë vlen të theksohet është fakti se gjatë këtij takimi, i pranishëm ishte edhe vetë Alex Soros, djali i George Soros i cili shfaqet shpesh në këto lloj takimesh.
Berisha tha se kjo ndodhte sepse vetë Alex Soros ishte promotori kryesor i nismës së “Open Balkan” sepse ishte në funskionin e Serbisë së Madhe.
Prezenca e Alex Soros ditën e djeshme në takimin e Ramës, Vuçiç dhe Zaev
Berisha: Ai është promoter kryesor i intersave të Serbisë në rajon dhe i Ballkanit të Hapur pasi dështoi me ndryshimin e kufijve ai ka kaluar në promovimin e këtij projekti që është në funksion të Serbisë të Madhe dhe shndërrimin e rajonit në një zonë influence ruse. Beogradi nuk ka njohur genocidin që ka kryer në Bosnje dhe Kosovë apo edhe grushtin e shtetit. Kroacia e konsideron këtë projekt destabilizues, BE e quan jo të shëndetshëm. Kemi të bëjmë me një lëvizje që synon vendosjen e hegjemonisë serbe.