Duket vërtetë absurde, por mediat argjentinase kanë zbuluar një prapaskenë të çuditshme, duke e lidhur si shkak për tradhtinë që Mauro Ikardi i bëri disa javë më parë Vanda Narës me modelen Eugenia Çina Suarez.
Mësohet se Çina ka përdorur një magji për të bërë për vete futbollistin e PSG-së. Zbulimin e ka bërë Mariano de la Kanal, një influencer argjentinas, mik i afërt me Vanda Narën. Sipas tij, Çina Suarez ka përdorur lëngun e tangave, duke ia hedhur në pije Ikardit. Kjo njihet si një magji që bëhet në shtetin latin, ku “viktima” humbet toruan pas personit që e bën.
Ndonëse duket si diçka absurde dhe e pakonfirmuar, ky version ka pushtuar mediat në Argjentinë dhe jo vetëm.